Nuk u gjet akordi për rinovim, sulmuesi Preknicaj lë Lushnjën për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 16:05

Nuk u gjet akordi për rinovim, sulmuesi Preknicaj lë Lushnjën për Superioren

Lushnja ishte eksperienca e parë e Kristian Preknicajt në futbollin shqiptar, pasi 22-vjeçari karrierën e ka pasur të përqendruar në kategoritë e ulëta në Itali. Sulmuesi në sezonin e fundit arriti të shënojë 4 gola me fanellën e Lushnjës në Kategorinë e Parë.

preknicaj lushnja

Mesa duket i ka mjaftuar sezoni i fundit sulmuesit shkodran që të luajë me fanellën verdhejeshile, pasi tani ai po kërkon një eksperiencë ndryshe dhe në nivel më të lartë. Më 30 qershor Preknicajt i përfundoi kontrata te Lushnja dhe mesa dukët palët nuk kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin për sezonin e ri. Gjithsesi, Lushnja po rezulton si trampolinë për Kristian Preknicajn, pasi pritet që ta shikojmë të luajë në Superiore.

Zërat e merkatos e dërgojnë sulmuesin te Teuta, ku mesa duket durrsakët i pëlqejnë karakteristikat e tij dhe shikohet si zëvendësuesi ideal i Klejdi Dacit, të cilin e shitën në Uzbekistan. Edhe pse mungojnë zyrtarizimet, mësohet se Lushnja pritet të bëjë disa goditje në merkaton e verës, me shpresën për të bërë një paraqitje komplet ndryshe nga dy sezonet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"