Numri me fat, ja sekreti i Bregut në debutim
Nëse Luftëtari ia doli të kthehej nga transferta lushnjare me tri pikë, meritë ka i gjithë “asambli bluzi”, por Dejvi Bregu duhet veçuar si heroi i triumfit.
20-vjeçari vlonjat, i ardhur në limitet e merkatos së janarit, me golin e shënuar në minutën e tretë shtesë nga goditja e dënimit, shënoi dhe fitoi zemrat e sportdashësve gjirokastritë. Ai hyri në fushë si zëvendë- sues në pjesën e dytë dhe i mjaftuan 30 minuta për t’u shndërruar në “hero”.
Bregu Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, Bregu shprehet: “As nuk e kisha imagjinuar se do t’i dhuroja fitoren ekipit të Luftëtarit në debutimin tim. Pavarësisht shënimit të golit, ekipi tregoi se jo rastësisht është në krye të Grupit B.
Në fushën e lojës hyra me bindjen e plotë se do të jepja më të mirën time. Tashmë që gjithçka ka përfunduar, ndihem i lumtur për fitoren e arritur. Kënaqësia është e dyfishtë, por gjithçka do të sfumohet nëse Luftëtari nuk do bëhet pjesë e elitës. Shpresoj që me golat e mi ekipi të ecë përpara drejt rrugës që ka nisur.
Zgjodha të mbaj mbi supe fanellën e Luftëtarit për gjysmën e sezonit të mbetur për vetë objektivin që kishte skuadra”, shprehet fillimisht Bregu. Fanella Numri 21 i Bregut në të parin prezantim me fanellën e Luftëtarit rezultoi me shumë fat. Përpara ndeshjes, Bregu kishte dilemë se çfarë numri do të mbante në fanellë me Luftëtarin.
Ai kishte dy zgjedhje, 21-shin dhe 22- shin. Por, menjëherë pas përfundimit të takimit, talenti vlonjat e kishte vendosur tashmë se cilin numër do të mbante në fanellë. “Do të mbaj numrin 21”, u ka thënë drejtuesve të skuadrës Dejvi Bregu pas ndeshjes me Lushnjën. Një debutim “ëndrrash” për vlonjatin, i cili shënoi golin e vetëm të takimit dhe të fitores ndaj Lushnjës.
Përgatiti: TOMOR SHEHU
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"