Objektivat e bujshme në merkato/ Pas Olise, gati edhe Niko Uilliams e Pahlinja te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 22:13

Objektivat e bujshme në merkato/ Pas Olise, gati edhe Niko Uilliams e Pahlinja te Bajerni

Në bazë të raportimeve të fundit nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, klubi i Bajern Mynih është i interesuar për sulmuesin Niko Uilliams. Përveç bavarezëve, tri ekipe të tjera aludohet se janë të interesuara për anësorin e majtë, fjala është për Barcelonën, Liverpulin dhe Çelsin.

17205515689509

Pak ditë më parë u evidentua gjithashtu edhe Arsenali, i gatshëm të hidhet në sulm. Së bashku me Lamine Jamala, ai ka konkretizuar paraqitjet më dinjitoze te “Furia e Kuqe”, e pasur me 1 gol dhe 1 asist në harkun e paraqitjeve të Kampionatit Europian. Po aq i domosdoshëm është prezantuar në ciklin 2023-2024 edhe te Atletik Bilbao. Në 31 ndeshje në La Liga ai ishte në formacionin fillestar 29 herë dhe aktiv në fushë për 2282 minuta. Sipas “Transfermarkt.de”, vlera e 21-vjeçarit iberikas në treg është rritur nga 12 milionë euro në 60 milionë euro në dy vitet e fundit.

Nga mesi i qershorit, portali spanjoll “Relevo” theksoi se skuadra nga Mynihu do tentojë në çdo mënyrë të transferoje Niko Ulliams. Bordi i “rekordmenëve” të Gjermanisë ka shpenzuar deri në këtë pikë të merkatos gati 75 milionë euro, Mishel Olise (51 milionë), Hiroki Ito (23.5 milionë) dhe Nestori Irankunda (750,000 euro).

Gati për të kaluar në “Allianz Arena” është edhe mesfushori i Fulhem dhe përfaqësues portugeze Zhoao Pahlinja, përflitet për një tarifë deri në 50 mln euro. Matajs de Ligt është një hap larg Mançester Junajtid, ku citohet nga mediat në Ishull se “Tulipani” ka arritur marrëveshje personale me “Djajtë”, ndërsa tani mbete vetëm gjetja e akordit me klubeve, ku Bajerni është i gatshëm ta shesë për 60 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"