Oferta nga Superiorja, Turtulli drejt largimit
Te Dinamo, pas Lamellarit, i cili firmosi me Laçin, tashmë edhe të tjerë emra pritet të largohen nga kjo skuadër. Në muajin korrik shumë ekipe nisin ndërtimin e grupeve të tyre, çka bën që në të gjithë kategoritë të ketë lëvizje. Mirëpo, shtytja në kohë e afatit të grumbullimit të bluve po bën që disa lojtarë të shohin pozicionin e tyre. Përveç atyre që kanë deklaruar ditë më parë në “Panorama Sport” se janë drejt largimit, burime të sigurta bëjnë me dije se edhe qendërmbrojtësi Marvin Turtulli është drejt largimit. Disa skuadra të elitës kërkojnë shërbimet e lojtarit, i cili është prodhim i shkollës dinamovite, ndërsa pritet që ai të vendosë për të ardhmen në fillim të korrikut. Tirana, Elbasani dhe së fundmi edhe Teuta kërkojnë të kenë në skuadër shërbimet e talentit 20-vjeçar.
Erjon Hamitaj