Olger Merkaj, shqiptari i radhës që synon Serinë A
Sampdoria prezanton Olger Merkajn. Futbollisti që është aktivizuar me Kombëtaren U-17 rrëfen historinë e tij. Nga emigrimi në Itali që në moshën 8- vjeçare e deri tek arritja te të rinjtë e Sampdorias, që i ka kushtuar një reportazh të shkurtër në kanalin e saj në “Youtube”. “Quhem Olger Merkaj, jam te Sampdoria prej 3 vjetësh. Kam lindur në Shqipëri, në Vlorë dhe kam ardhur në Itali që 8 vjeç”, është prezantimi i shkurtër që bën shqiptari në hapësirën e kushtuar atij në kanalin e ekipit italian në “Youtube”.
Merkaj zakonisht luan si sulmues i dytë apo anësor, pasi është një futbollist që i pëlqen të kërkojë hapë- sira apo të futet në thellësi. Aktualisht, po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar në derbin me Xhenoan, që e kushtëzoi të qëndrojë 6 muaj jashtë fushe
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"