Olsi Rama: Jemi në pritje të vendimit të KAS-it, ja çfarë do të ndodhë te Partizani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2017 | 15:02

Olsi Rama: Jemi në pritje të vendimit të KAS-it, ja çfarë do të ndodhë te Partizani…

Ditën e sotme është bërë ceremonia për certifikimin e drejtorëve sportiv të rinj. Në ceremoni ishte pjesë edhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama.

Ai kishte disa kohë që ishte emëruar në këtë post, por “lejen” nga federata e ka marrë vetëm ditën e sotme. Në një intervistë për ”Supersport” ai ka folur për pozicionin e tij te Partizani dhe për gjendjen e ekipit.

olsi-rama-470x247

Për licencën?

“Kjo është liçenca, por zyrtarizimi është bërë që më përpara”.

Në lidhje me pozicionin e trajnerit Starova?

“Ishte vendimi i të gjithë drejtuesve për të krijuar vazhdimësi të punës. Ishte një sinjal për t’i treguar skuadrës që ka një plan dhe fatin e trajnerëve e vendosin drejtuesit. Starova ka qenë përherë pjesë e klubit dhe do të jetë në krye të stolit edhe për ndeshjen me Vllazninë”.

Për merkaton?

“Nuk largohet asnjeri. Merkatoja bëhet për t’u përmirësuar. Senatorët do të vijojnë të jenë pjesë e Partizanit. Merkatoja e Janarit është merkato riparimesh”.

Titulli i 2016-ës?

“Unë e thashë që kemi bërë një kërkesë për të qenë brenda afateve ligjore, për të njohur të drejtën e Partizanit. Ne presim vendimin e KAS-it, nuk ka asnjë problem”.

Për Luçiano Moxhin?

“Moggi do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit dhe emërimi im nuk e përjashton atë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"