Postuar: Nëntor 22, 2017 | 13:20
Operacioni “fshesa” te Partizani, klubi ndërpret kontratën me 4 futbollistë
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Partizanit ka komunikuar ndërprerjen e kontratës me marrëveshje me katër futbollistët, Romeo Shahinasi, Andrea Salvaxhio, Erik Herrera dhe Milan Basrak.
NJOFTIMI I KLUBIT
Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit.
Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanelën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"