Osimhen futet në histori, sulmuesi i Napolit i lë “targën” fituesit të Topit të Artë
Viktor Osimhen është padyshim lideri i Napolit në këtë sezon që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion. Bomberi nigerian gjeti rrugën e rrjetës në duelin e sotëm ndaj Fiorentinës, që u mbyll me shifrat 1-0 për napolitanët.
Goli i sotëm ishte i 47-ti në Serinë A për Osimhen, teksa falë këtij goli, sulmuesi 24-vjeçar, është bërë lojtari afrikan që ka shënuar më shumë gola në elitën e futbollit italian, duke parakaluar kështu një legjendë si Xhorxh Ueah, që në të kaluarën ka fituar edhe Topin e Artë.
Liberiani Ueah, arriti të shënonte 46 gola me fanellën e Milanit në sezonet 1995-2000, ndërkohë që Osimhen deri tani ka mundur të shënojë 47 herë. Gjasat janë të mëdha, që në qoftë se nigeriani qëndron te Napoli, ta thellojë akoma më shumë këtë rekord, duke e bërë të pathyeshëm për brezat e ardhshëm.
47 – Victor Osimhen has scored his 47th Serie A goal, his first one from penalty in the competition. He became the African player with the most goals in the top-flight (overtaked George Weah with 46 goals). Superpower.#NapoliFiorentina pic.twitter.com/F9Bw5S3U9D
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 7, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"