Osmani e “kërcënoi” me gjobë, Tirana i jep lamtumirën Vesel Limajt me një “story”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 17:57

Osmani e “kërcënoi” me gjobë, Tirana i jep lamtumirën Vesel Limajt me një “story”

Vesel Limaj i ka dhënë lamtumirën Tiranës dhe tashmë zyrtarizmin e largimit të mesfushorit e ka bërë edhe vetë klubi bardheblu, ndonëse jo ashtu sicc pritej për një nga protagonistët e titullit kampion.

Limaj

Lojtari e kishte paralajmëruar dy ditë më parë largimin e tij nga bardheblutë pas ndeshjes së luajtur ndaj Bylisit, duke u “kërcënuar” me gjobë nga drejtori Tefik Osmani pasi nuk kishe marrë më parë miratimin e klubit për ta bërë një deklaratë të tillë. Limaj u shpreh se minutazhi i pakët ishte një nga arsyet pse po largohej nga klubi bardheblu, ku në këtë sezon kishte kaluar në plan të dytë.

Dhe lamtumira duket se nuk ka qenë edhe aq miqësore, pasi falënderimi i zakonshëm i klubit për eksperiencën e përbashkët, ka qenë me një “story” në Instagram ku shkruhej vetëm “Faleminderit Vesel Limaj”.

WhatsApp Image 2023-01-23 at 5.56.59 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"