Osmanllari largohet nga Erzeni pas 3 sezonesh, ja ku pritet ta vijojë karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 21:58

Osmanllari largohet nga Erzeni pas 3 sezonesh, ja ku pritet ta vijojë karrierën

Futbollisti nga Maliqi, Anteo Osmanllari, ka njoftuar pasditen e sotme largimin nga Erzeni. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, 25-vjeçari ka falënderuar klubin, të gjithë anëtarët dhe tifozët për gjithçka. 

osmanllari

Osmanllari prej tre vitesh ka qenë pjesë e Erzenit, teksa ishte kthyer si një “shijakas” për tifozët.  I pakalueshëm në krahë, duke ndihmuar ekipin në fazën ofensive por jo vetëm. Në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon ka arritur të asistoj tre herë, madje ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa ndeshje. 

OSMANLLARI ERZENI

E ardhmja e mbrojtësit të krahut të djathtë pritet të shihet me vëmendje pasi ka interesim  nga ekipet e Superiore apo edhe nga jashtë. Një pistë e mundshme mbetet dhe rikthimi te Skënderbeu, klub nga ku e ka nisur karrierën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"