Palhinja vesh “kostumin” e Bajernit: Jam i etur për trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 17:56

Palhinja vesh “kostumin” e Bajernit: Jam i etur për trofe

Bajern Mynih ka firmosur zyrtarisht me Zhoao Palhinja ditën e djeshme, i ardhur nga klubi i Fulhem. Portugezi, i cili mbushi 29 vjeç të martën, bashkohet me një kontratë katërvjeçare të vlefshme deri më 30 qershor 2028. Pas fotografive me fanellën e bavarezëve, nuk kanë munguar prononcimet në media, si nga vetë lojtari, ashtu edhe prej shefave të klubit bavarez.

Capture

PALHINJA – “Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Tani jam duke luajtur për një nga klubet më të mira në Europë. Është ëndërr e realizuar për mua dhe jam shumë krenare për këtë. Mezi pres atmosferën dhe tifozët në Allianz Arena. Dua të shijoj suksesin me Bajernin dhe të fitoj sa më shumë trofe. I premtojë tifozëve se do jap gjithçka në fushë”, e mbylli Palhinja.

ANËTARI Mak Eberl – “Zhoa Palhinja ishte shumë i kërkuar nga Bajerni edhe verën e kaluar. E rëndësishme që ne kurrë nuk e humbëm kontaktin. Zhoao donte shumë të vinte në Mynih dhe ne kemi nevojë për lojtarë të tillë. Ai është një bllok i rëndësishëm ndërtimi e ekipit për të ardhmen. Ka demonstruar edhe një herë fuqitë e tij në skenën e madhe të Kampionatit Europian dhe sjell shumë përvojë, pasi ka luajtur më parë në një ‘Euro’ dhe Kupën e Botës, dhe duke bërë rreth 300 paraqitje në ligat portugeze dhe angleze. Ai do të na japë stabilitet më të madh”, tha i bindur Eberl.

DREJTORI SPORTIV FROJND – “Ne vazhduam atë që nga vera e kaluar dhe tani më në fund kemi Palhinjën me vete. Ai do të jetë shumë i vlefshëm për Bajernin. Zhoao është i fortë në ndërhyrje dhe shumë i mirë në ajër. Mund të japë një strukturë ekipi dhe të luajë futboll të qëndrueshëm, me shumë pjekuri. Gjithashtu ka karakter mbresëlënës dhe është një lider i vërtetë. Tifozët bavarezvë mund të presin me padurim Zhoao Palhinjën”, përfundoi Kristof Frojnd.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"