Postuar: Tetor 11, 2018 | 13:12
Panuçi nuk e aktivizoi, talenti Vrioni rikthehet te Shpresat. Një “armë” më shumë ndaj Spanjës
Xhakomo Vrioni, sulmuesi i ri i cili u thirr nga Panuçi për sfidat me Jordaninë dhe Izraelin, ka lënë grumbullimin me Kombëtaren A, për tu bashkuar me atë Shpresa.
Panorama Sport mëson se duke qene se djaloshi i ri nuk u aktivizua ne miqësoren me Jordaninë, ka mundësinë që të luajë ndaj Spanjës më U21. Vrioni mund të jetë zgjidhje ideale për startin e ndeshjes për të besuarit e Bushit, duke qenë se Albion Ademi është në pritje të lejekalimit nga FIFA, dhe për momentin nuk e ka marrë ende.
Kujtojmë që Vrioni bëri një debutim fantastik në shtator me Shpresat e Shqipërisë, teksa në ndeshjen miqësore ndaj Italisë, shënoi menjëherë gol dhe pati një vlerësim mjaft të mirë nga mediat italiane.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"