Parakaloi rivalin e tij tek Real Madridi, Lamin Jamal vendos një tjetër rekord të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 12:30

Parakaloi rivalin e tij tek Real Madridi, Lamin Jamal vendos një tjetër rekord të ri

E gjithë bota flet për talentin Lamin Jamal i cili edhe njëherë tjetër u tregua fantastik në Europian, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.jamalMbrëmë ai vendosi një rekord tjetër duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë një ndeshje me eliminim direkt në fazën finale të një kampionati Europian. Jamal i mori vendin rivalit tij tek Real Madrid, Xhud Bellingam. Në Euro 2020 (në vitin 2021) anglezi zbriti në fushë 18 vjeç e 4 ditë kundër Ukrainës (ajo ndeshje përfundoi 4-0), ndërsa spanjolli e kaloi duke dalë në fushë 16 vjeç e 353 ditë.

Tashmë anësori i Spanjës kërkon një rekord tjetër që tani për tani i përket zviceranit Xhohan Vonlanten, i cili shënoi gol në moshën 18 vjeç e 141 ditë në Europian. Mbrëmë iu afrua shumë, por nuk ia doli dhe do të provojë sërish në çerekfinalen kundër Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"