Paralajmërimi i trajnerit të Borac, Zhizhoviç: Pres që Egnatia të sulmojë fort, por ne jemi gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 20:23

Paralajmërimi i trajnerit të Borac, Zhizhoviç: Pres që Egnatia të sulmojë fort, por ne jemi gati

Trajneri i Borac Banja Lukës, Mladen Zhizhoviç, thotë se ekipi është i vetëdijshëm për rëndësinë e duelit të nesërm kundër Egnatias.

zizovic

Në konferencën për mediat të dhënë në Bosnjë, ish-mesfushori i Tiranës shprehet se lojtarët e tij mezi po e presin ndeshjen e nesërme me rrogozhinasit, si dhe janë gati të marrin një tjetër fitore. Zhizhoviç shprehet se nisur nga stili i lojës së Egnatias, pret që skuadra e Tetovës ta nisë ndeshjen menjëherë në sulm.

“Nuk dua të përsëris veten, por kjo ndeshje do të thotë shumë për klubin, lojtarët dhe të gjithë ne që jemi të lidhur me Boracin. Sigurisht, ne e kuptojmë që ka një rëndësi të madhe edhe për ta (Egnatian), duke qenë se synimi i tyre kryesor, sikurse i yni, është ‘play off’-i i Konferencës, por ajo që është e rëndësishme për ne, është që lojtarët të jenë gati dhe se mezi presim të shkojmë në Elbasan dhe të kalojmë këtë tur.

Jemi njohur me të gjitha detajet dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë surprizë taktike nga ana e Egnatias, prandaj mund të themi se jemi gati të shkojmë në Elbasan për revanshin. Pres që ata të luajnë me bllok të lartë dhe të përpiqen të sulmojnë që në minutën e parë. Ky është stili i tyre i lojës.

Kështu luajtën shumicën e ndeshjeve në sezonin e kaluar në kampionat dhe në Kupë. Neve na takon të bëjmë ndeshjen tonë dhe të arrijmë një fitore tjetër në atë ambient”, tha Zhizhovic. Trajneri i Borac i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, teksa i vetmi lojtar që ka shfaqur disa shqetësime fizike minimale është Aleks Pishler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"