Paraqitja dinjitoze e Tiranës në Gjeorgji/ Haxhiu më i miri, zbuloni të gjitha notat e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 22:24

Paraqitja dinjitoze e Tiranës në Gjeorgji/ Haxhiu më i miri, zbuloni të gjitha notat e bardhebluve

Tirana regjistroi një paraqitje dinjitoze në transfertën gjeorgjiane, duke barazuar me shifrat 1-1 ndaj Torpedo Kutaisit, në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës. 

TIRANA FESTA

Autogoli i Micit në minutën e 20-të dhe goli i Rimal Haxhiut në minutën e 87-të, vendosën këtë duel.  

Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të rezultateve të statistikave, “Flashscores”, lojtari me notën më të lartë te bardheblutë rezultoi autori i golit Haxhiu (7.2). 

Vlerësim pozitiv edhe për Selmanin, Jakun, Jonuzin dhe Jarmuni, që morën notën (6.7). 

Ndërkohë për sa i përket notës së përgjithshme të skuadrës ajo rezulton 6.5. 

NOTAT E TIRANËS: 

tirana notat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"