Parashikimi i ish-trajnerit të Italisë: Rivali i Interit këtë vit është Atalanta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 22:23

Parashikimi i ish-trajnerit të Italisë: Rivali i Interit këtë vit është Atalanta

Çezare Prandeli, trajneri i njohur italian i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe përfaqësuesen e të kaltërve, mendon se Interi këtë vit do të ketë si rivale kryesore Atalantën, e cila është gati për hapin e madh të saj.

Prandeli

“Antonio Konte është një garanci nga pikëpamja e objektivave që vendos klubi, Më në fund u kthye përsëri një trajner i madh në pistë dhe Napoli do të jetë përsëri protagonist në kampionat.

Por sipas meje, rivali i Interit në këtë moment është Atalanta. E cila nuk ka ndryshuar trajner dhe ka një besueshmëri që shkon përtej gjithçkaje. Skuadra e Gasperinit ka një lojë e cila njihet. Pastaj qartësisht që janë Milani dhe Juventusi, të zakonshmet”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"