“Paris 2024”, Shqipëria bën sot prezantimin e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 12:30

“Paris 2024”, Shqipëria bën sot prezantimin e ekipit

Shqipëria do të shënojë në “Paris 2024” përfaqësimin e saj të dhjetë në histori në Lojërat Olimpike.-900-0-1719928654xolimpiada-658Ekipi kuqezi në evenimentin më madhor të sportit do të përbëhet nga tetë sportistë, katër me normë kualifikuese dhe katër me ftesa. Më normë në “Paris 2024” shkojnë atletja Luiza Gega dhe mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. Ndërsa me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Grisi Koxhaku e Kaltra Meça, si dhe qitësja Manjola Konini. Ndërkohë, sot në orën 19:00 do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e prezantimit të “Team Albania”-s, si dhe dorëzimi i flamurit për ekipin olimpik, nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, do të jenë të pranishëm disa figura të sportit, trupi diplomatik, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, si edhe shumë të ftuar të tjerë. Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Francë.

Evenimenti më madhor i sportit do të shohë të garojnë 10 mijë e 672 sportistë nga 186 shtete në 32 disiplina të ndryshme sportive, për një numër total prej 329 eventesh.FETTPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"