Partizani duhet të thyejë një “tabu”, klubi nxjerr në shitje biletat e sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 21:32

Partizani duhet të thyejë një “tabu”, klubi nxjerr në shitje biletat e sfidës

Partizani vijon përgatitjet për betejën e dytë kundër Iberias, ku do të synojë përmbysjen e madhe, pas humbjes në betejën e parë me shifrat 2- 0. Kjo u jep një avantazh komod gjeorgjianëve, të cilët gjithsesi vijnë në Shqipëri po aq kërcënues.

bILETAT

Nga ana tjetër, Partizani është shumë i karikuar për të ekzekutuar përmbysjen e madhe kundër ekipit nga Tbilisi dhe do të provojë gjithçka për ta arritur qëllimin e vet. Por nëse i kthehemi statistikave të 10 sezoneve të fundit, Partizani duhet të thyejë një “tabu” për të arritur të vijojë të jetë në garë në Ligën e Konferencës. Të kuqtë nuk kanë arritur asnjë përmbysje gjatë kësaj dekade, pra të kenë humbur ndeshjen e parë dhe të fitojnë me rezultat më të thellë të dytën.

Ndërkohë së fundmi janë publikuar edhe çmimet e biletave, të sfidës që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” prej ditës së enjte në orën 20:00.

NJOFTIMI ZYRTAR I PARTIZANIT: 

𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐓𝐔𝐑𝐈 𝐈𝐈
➡NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
⚽🇦🇱FK PARTIZANI 🆚 FC IBERIA 1999🇬🇪
🗓 E ENJTE 1 GUSHT ⏰ORA 20:00
🏟 “ELBASAN ARENA”
🗣Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:
🎫Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 2 000 Lek
🎫Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek
🎫Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 200 Lek
Gjithashtu nga ora 10:00 deri në orën 20:00 biletat i gjeni çdo ditë pranë pikës së shitjes të hapur në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Të enjten (ditën e ndeshjes) biletat mund ti siguroni edhe në sportelin pranë stadiumit🏟 “Elbasan Arena” në Elbasan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"