Partizani e kërkoi në skuadër, Laçi i rrëmben objektivin të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 21:06

Partizani e kërkoi në skuadër, Laçi i rrëmben objektivin të kuqve

Laçi lëviz në merkato, por duke mbajtur një profil të ulët, larg zhurmës për afrimet që ka bërë. Pas zyrtarizimit të portierit Alen Sherri, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, afrimi i radhës vjen nga Kategoria e Parë. Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të Devollit, Klejdi Rapo. Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon, ndërsa ra shumë në sy edhe në finalen e “play out”-it ndaj Partizanit B.

klejdi rapo

Ai ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij, duke bërë lëmsh mbrojtësit e kuq sa herë kishte topin në këmbë. Kjo nuk mund t’u shpëtonte kurbinasve, paçka se Rapo kishte oferta edhe nga ekipe të tjera.

Vetë Partizani ishte interesuar për lojtarin, por mesa duket, ka qenë Laçi që e ka bindur. Tashmë te kurbinasit do të jenë dy Rapo, sepse krahas mesfushorit Donald Rapo që u afrua në janar, pjesë e ekipit do të jetë edhe Klejdi. Ky i fundit është 26 vjeç dhe ka dalë nga akademia e Skënderbeut, ndërsa ka luajtur edhe për Pogradecin në Kategorinë e Parë.

Krahas ish-lojtarit të Devollit, mësohet se me skuadrën e Armando Cungut po stërviten këto dy ditë edhe dy elementë shumë premtues për të ardhme, që së fundmi kanë qenë pjesë e akademive në Tiranë dhe Kosovë, pikërisht Endri Murati dhe Dijar Nikqi.Laci festa e golit

NDESHJA ME KESHLËN

Me të njohur kundërshtarin në turin e parë të Ligës së Europës, stafi teknik i kurbinasve ka kërkuar të gjejë sa më shumë informacione për azerët e Keshlës. Mirëpo, një problem jo i vogël është fakti se kampionati azerbajxhanas është ndalur që prej 8 marsit prej pandemisë dhe sezoni 2019-2020 është mbyllur me vetëm 20 javë. Keshla ka mbi katër muaj që nuk luan një ndeshje zyrtare dhe kjo e vështirëson jo pak punën e stafit kurbinas për të njohur sadopak kundërshtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"