Partizani i Europës, i besohet një adoleshenti / Zeka nuk është ende në formë, Rifa fiton një vend në 11-she

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 22:14

Partizani i Europës, i besohet një adoleshenti / Zeka nuk është ende në formë, Rifa fiton një vend në 11-she

Partizani mbylli të mërkurën fazën për gatitore në qytetin e Pogradecit, ku ngrohu muskujt para ndeshjeve europiane, që nisin kundër Marsaslok dhe shpresohet të mos përfundojnë këtu.

partizani

Trajneri Orges Shehi gjatë këtyre afro dy javëve i ka dhënë skuadrës ngarkesa të mëdha për ta pasur në gjendje optimale fizike, por nga ana tjetër ka punuar në aspektin teknikotaktik për të sigluar 11-shen, si dhe zhvilluar manovrën. Duket se në fund Shehi ka qartësuar idetë mbi formacionin, ku ka edhe risi.

E REJA – Trajneri durrsak kërkoi dy “uingera” që në fillim të merkatos, por vetëm para pak ditësh klubi arriti të mbyllë afrimin e Agim Zekës. 25-vjeçari për momentin nuk është në formën optimale dhe kundër maltezëve pritet të jetë një opsion vetëm nga stoli. I ndodhur në kushtet kur nuk kishte lojtarët e përshtatshëm për të ndërtuar taktikat dhe 11-shen ideale, Shehi mori katër të rinj nga akademia. Në sy ra një prej tyre, Oresti Rifa. 17-vjeçari vjet ishte pjesë e Partizanit U-19, ku spikati dhe meritoi këtë ftesë në ekipin e parë. Pas paraqitjes në fazën përgatitore, trajneri Shehi e konsideron sulmuesin e djathtë si një opsion potencial për formacionin në ndeshjen e 11 korrikut. Më pas duhet të luftojë me Zekën për një vend.

Oriest Rifa / 17-vjeç

Oriest Rifa / 17-vjeç

“I FALUR” – Rifa ishte i përfshirë në përleshjen e ndeshjes Partizani U19-Vllaznia U19 dhe qe pezulluar nga Komisioni i Disiplinës. Megjithatë, së fundmi FSHF ka vendosur të mos ia “djegë” këtë mundësi të riut dhe e ka falur me kusht që të mos e përsërisë për 6 muaj.

FORMACIONI – Sa i përket 11-shes, më e mundshmja është ajo që zbriti në fushë kundër Shkëndijës. Në portë luan Qirko, teksa në qendër të mbrojtjes kthehet Bytyçi dhe Preka fiton duelin me Sembene. Në të djathtë luan Hadroj, ndërsa nga e majta do t’i besohet Buxhelajt, që pritet të ketë më shumë përgjegjësi këtë sezon. Mesfusha është klasikja me Rrapajn, Muratajn dhe Maget, ndërsa sulmi pritet të përbëhet nga Cara, Mba dhe Rifa. Nga stoli presin me këmbëngulje emra si Piloto, Keko, Bintsuka apo Zeka. Aktualisht skuadra është pushim dhe nesër pritet të kthehet në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"