Partizani kërkon kualifikimin në Maltë, vetëm një shqetësim për trajnerin Shehi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 20:49

Partizani kërkon kualifikimin në Maltë, vetëm një shqetësim për trajnerin Shehi

Pas barazimit jo pozitiv me skuadrën e Marsaslok në sfidën e parë të luajtur në Elbasan, Partizani do të kërkojë të bëjë autokritikë dhe të fitojë sfidën e dytë për të kaluar më pas në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Partizani

Prej dy ditësh skuadra ka nisur përgatitjet në stadiumin “Arena e Demave”, ku vëmendja ka qenë te rikuperimi i energjive, por edhe puna me aspektin psikologjik. Partizani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, por më pas pësoi një fikje dhe vuajti të gjente ritmin e zakonshëm të tij.

Tashmë të kuqtë kanë edhe mundësinë për të analizuar kundërshtarët, sepse i njohin më mirë. I vetmi shqetësim sa i përket lojtarëve është Gjelbrim Taipi. Mesfushori ka një edemë në pjesën e kofshës. Ai po garon me kohën për të arritur të jetë gati për këtë sfidë, si një opsion për Shehin nga stoli. Partizani do të stërvitet në stadiumin e vet deri nesër, teksa të mërkurën paradite skuadra do të udhëtojë drejt Maltës.

Ata pritet të mbërrijnë në Maltë gjatë paradites, teksa në orët e darkës do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, që luhet të enjten në orën 19:00 në “Centenary Stadium”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"