Partizani kërkon një “komandant” për mbrojtjen, kthehet pista “Kocijan”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 17:41

Partizani kërkon një “komandant” për mbrojtjen, kthehet pista “Kocijan”

Prej javësh Partizani është në lëvizje për të firmosur me një mbrojtës të nivelit të lartë, sidomos tashmë pas ikjes së Telushit, që vjet u natyralizua në qendër dhe ia doli shumë mirë. Drejtuesit kanë pak “naze” në këtë aspekt, pasi kërkojnë një lojtar të nivelit më të lartë se ata që kanë në organikë.

kocijan

Por ky mision nuk është aspak i lehtë për shkak se një sërë lojtarësh i kanë refuzuar të kuqtë për shkak se nuk e shohin Partizanin dhe Kategorinë Superiore si një hap, që mund t’i rezervojë një rritje të sigurt në karrierë. Gjithsesi, shpresat nuk janë shuar, madje puna duket se po shkon në mënyrën e duhur. “Panorama Sport” bën me dije se në skenë është kthyer sërish pista e Mateo Kocijan.

Mediat kroate bëjnë me dije se prej 2-3 ditësh Kocijan nuk është paraqitur në stërvitje, pasi kërkon që të ndahet dhe të transferohet te Partizani. Ai po kërkon një zgjidhje për t’u larguar nga Slaven Belupo dhe për t’u ribashkuar me Zekiçin te Partizani. Një tjetër kroat ka dalë në skenë për mbrojtjen e kuqe. Dragan Lovriç është raportuar si një opsion për Zekiçin, por përveç tij në tavolinë janë edhe emra të tjerë.

Problem për Zekiçin janë lojtarët që ai ka piketuar e që janë nën kontratë dhe është shumë e vështirë t’i shkëpusësh nga klubet e tyre. Klubi ka kohë deri para ndeshjes tjetër të Europës për të siguruar një qendërmbrojtës. Tregu i huaj mbetet pista kryesore. Gjithashtu, klubi është në lëvizje edhe për sigurimin e një mesfushori “box to box”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"