Partizani mendon për sulmin, merr në provë futbollistin 24-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2021 | 9:32

Partizani mendon për sulmin, merr në provë futbollistin 24-vjeçar

Përveç tre lojtarëve afrikanë që i janë bashkuar Partizanit në provë gjatë ditëve të fundit, te “demat” është afruar edhe një sulmues nga Liberia. Xhejms Boima Konuah është lojtari që i është afruar Partizanit në provë. 24-vjeçari është stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës ditën e shtunë, por nuk ka pasur një prezantim shumë pozitiv.

Daja

Megjithatë, pritet që të jetë dhe për disa ditë të tjera pjesë e të kuqve, derisa stafi teknik të marrë një vendim final për të. Kujtojmë që te Partizani ka qenë në provë edhe mbrojtësi i Dinamos, Niko Paterni, por anësori i djathtë nuk arriti të bindte stafin dhe u largua.

pjimage (19)

Partizani ka shumë pak alternativa në sulm dhe në rast se Konuah arrin të bindë stafin teknik, do të ishte një forcë e shtuar e domosdoshme, pasi te “demat” aktualisht janë vetëm tri sulmues: Cara, Zhunior dhe Lukas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"