Partizani përgatit detajet finale të Championsit, i gatshëm edhe afrimi i verës
Ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Partizani luan sfidën më të shtrenjtë sa u përket financave dhe një nga më të rëndësishmet sa i përket historisë së klubit në kompeticionin e Champions League.
Partizani kreu dje stërvitjen e parafundit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj BATE Borisov, e vlefshme për turin e parë të kualifikueseve të Champions League. Këtë herë trajneri Zekiç zgjodhi ta zbresë skuadrën në fushë që në mëngjes, teksa e gjithë stërvitja ka qenë e përqendruar në bazë të analizës që i është bërë kundërshtarit gjatë gjithë kësaj faze.
Lajmi i mirë është se stafi mjekësor ka arritur të rikuperojë mesfushorin Adnard Mehmeti. Afrimi i verës pati një problem në kavilje, por fatmirësisht ditën e djeshme është stërvitur me ekipin dhe nuk ka reklamuar probleme. Kështu, Partizani shkon i plotë ndaj bjellorusëve, pa asnjë dëmtim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"