Partizanin nuk e shqetëson vetëm rezultati, tri mungesa “të rënda” në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 18:36

Partizanin nuk e shqetëson vetëm rezultati, tri mungesa “të rënda” në Elbasan

Përveç rezultatit 2-0 që duhet përmbysur, Partizani në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës ndaj Iberia 1999 më 1 gusht në “Elbasan Arena” do të duhet të përballojë edhe numrin e madh të mungesave.

bandicam 2024-07-25 19-11-08-339

Rrapaj do të duhet të qëndrojë jashtë pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e djeshme. Në të njëjtin repart do të mungojë edhe kapiteni Murataj, i cili është i dëmtuar, por edhe po flirton me largimin nga klubi pas disa sezonesh.

Sakaq, edhe Preka ka pësuar një dëmtim dhe pritet të jetë jashtë kësaj ndeshjeje. Me një gropë të madhe në mesfushë, Shehi do të duhet të gjejë zgjidhje në sfidën e kthimit. Opsion për Rrapajn mbeten Taipi ose Ismaili, teksa nuk përjashtohet mundësia që në Elbasan, Shehi të zbresë me një rreshtim 4-3-3 të orientuar më shumë në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"