Pas afrimit të mesfushorit Mëllugja, Besa rinovon për tri vite me një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 21:25

Pas afrimit të mesfushorit Mëllugja, Besa rinovon për tri vite me një mbrojtës

Besa e ka marrë seriozisht periudhën parapërgatitore për sezonin e ri. Pas prezantimit të trajnerit Mirel Josa, si dhe afrimit të Mentor Mazrekajt dhe Jurgen Goxhës, drejtuesit kavajas janë të angazhuar maksimalisht në merkato, në mënyrë që ekipi të jetë i formatuar kur të nisë faza përgatitore.

joni nurja Besa

Afrimi i tretë i merkatos së Besës vjen sërish nga Superiorja. Para disa ditësh u largua nga Erzeni dhe tani do të vishet verdhezi. Pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin matjan, Donald Mëllugja. Palët janë dakordësuar dhe Mëllugja do të jetë pjesë e Besës në sezonin e ri në Kategorinë e Parë, duke përforcuar qendrën e mesfushës. Lajmin e bëri zyrtare edhe vetë klubi kavajas. Në pjesën e parë të sezonit të shkuar Mëllugja luajti për Egnatian dhe në janar u transferua tek Erzeni.

mellugja besa

Presidenti Nexhat Bizhdili paralajmëroi para disa ditësh se Besa do të bëjë 10 afrime, ku bëhet fjalë për lojtarë të Superiores, në mënyrë që pas një dekade kavajasit të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar. Paralelisht me afrimet klubi ka nisur edhe procesin e rinovimeve të lojtarëve që spikatën në edicionin 2023-2024. Pa rinovimit me Ermir Spahiun, ka qenë radha e mbrojtësit Joni Nurja për të nënshkruar kontratën e re. Ashtu si Spahiu, edhe mbrojtësi 22-vjeçar ka rinovuar me kavajasit për tri sezonet në vazhdim. Duket qartë që Besa po punon me plan afatgjatë, pasi të tilla janë rinovimet me lojtarët e perspektivës, Gjithsesi, primare mbetet ngjitja e skuadrës në Superiore.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"