Pas mbrojtësit të Dinamos, klubi hungarez firmos me ish-kapitenin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 17:30

Pas mbrojtësit të Dinamos, klubi hungarez firmos me ish-kapitenin e Partizanit

Klubi hungarez Gyor ETO FC transferon një tjetër mbrojtës shqiptar pas Albion Markut. Bëhet fjalë për Eneo Bitrin i cili dikur ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek Partizani. Ai ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare deri në 2025-ën.bitri

“Para së gjithash, jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj karrierën time në Gyor. Kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën time, të cilën dua ta përballoj me sukses. Kam ardhur për të qenë forca e skuadrës dhe për këtë dua të jap dyqind për qind performancë. Mezi pres të filloj të luaj në ligë”, tha Bitri pas firmës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"