Pas ngjitjes historike, Basania prezantohet me trajner të ri në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 15:15

Pas ngjitjes historike, Basania prezantohet me trajner të ri në Kategorinë e Dytë

Basania në sezonin e ri futbollistik do të militojë në Kategorinë e Dytë. Klubi që përfaqëson zonën e Bushatit e ka nisur punën për sezonin 2024-2025 nga zyrtarizimi i trajnerit të ri, i cili do të jetë Haris Lika i cili zotëron edhe licencën e UEFA PRO.

basania, haris lika

Drejtuesit e klubit kanë menduar që Lika të zëvendësojë Fatjon Hasanin, i cili falë përkushtimit të tij arriti një rezultat historik duke e ngjitur  Basanian për herë të parë në Kategorinë e Dytë. Klubi me në krye presidentin Ermir Shimaj kanë falënderuar trajnerin Hasaj për kontributin e dhënë te Basania në sezonin e fundit. Më 22 korrik skuadra zbret në fushë dhe nis fazën përgatitore për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"