Pas ruajtjes së boshtit, Teuta hedh sytë nga të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 16:27

Pas ruajtjes së boshtit, Teuta hedh sytë nga të rinjtë

Teuta e sezonit të ri ka nisur punën duke ruajtur boshtin e skuadrës së sezonit të fundit, si dhe stafin teknik me në krye trajnerin Edi Martini. Te boshti i ruajtur bëjnë pjesë Vata, Kruja, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Beqja, Karabeci, Arifi, Boci, Peposhi, Lloci, Daci etj.

teuta

Tranjeri Martini po mundohet të formatojë ekipin para se Teuta të niset për fazën përgatitore në Pukë. Edhe pse durrsakët ruajtën pjesën dërrmuese të grupit të sezonit të fundit, skuadra i ka të domosdoshme përforcimet, ku padyshim pritet që afrime të ketë në çdo repart.

NDESHJA — Teuta ka zhvilluar ditën e shtunë një test brenda familjes, në stadiumin “Niko Dovana”, ku durrsakët janë duke kryer fazën e parë të përgatitjeve për sezonin 2024-2025. Trajneri Edi Martini vuri përballë dy formacione të përziera për të parë gjenden e çdo lojtari. Në këtë minindeshje që gjati 35 minuta, vëmendja ishte te vëzhgimi i disa lojtarëve të rinj të akademisë, si dhe te ata që janë provë. Tranjeri Martini mbeti i kënaqur nga ritmi që u tregua në këtë test brenda familjes.

Durrsakët pritet që të jenë aktivë në merkaton e verës duke afruar disa lojtarë cilësor. Trajneri Martini dhe drejtuesit e klubit kanë kohen e duhur për të bërë afrime për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri. Fillimisht po bëhet vëzhgimi dhe seleksionimi i të rinjve të akademisë dhe më pas do të hyjnë në treg për afrime cilësore dhe me eksperiencë. Gjasat janë që nga kjo javë të nisë edhe procesi i përforcimit të grupit duke bërë edhe prezantimet e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"