Pasardhësi ideal i Çavit dhe Iniestës, mesfushori spanjoll vendos të mbyllë karrierën në moshën 33-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 19:11

Pasardhësi ideal i Çavit dhe Iniestës, mesfushori spanjoll vendos të mbyllë karrierën në moshën 33-vjeçare

Tiago Alkantara, mesfushori i njohur spanjoll, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij futbollistike në moshën 33-vjeçare. Lojtari i cili mendohej se ishte pasardhësi ideal i Çavit dhe Iniestës falë aftësive të tij në të dy fazat e lojës, për fat të keq nuk ia doli të shfaqej në ato nivele për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që penalizuan karrierën e tij.

tiago alkantara

Djali i ish-futbollistit brazilian Mazinjo, u rrit në Spanjë dhe shkëlqeu në akademinë e Barcelonës duke debutuar te ekipi i parë për t’u bërë shpejt një emër i njohur. Ai më pas u transferua te Bajern Mynih në vitet e drejtimit të Pep Guardiolës atje, ndërsa në katër vitet e fundit ishte pjesë e Liverpulit, duke koleksionuar gjatë karrierës 46 ndeshje me fanellën e Spanjës.

Një karrierë në klube të njohura me shumë suksese, por edhe e penalizuar nga dëmtimet e shumta që e kanë lënë atë të luajë vetëm 534 ndeshje. Në katër vitet e fundit te Liverpuli, ai ka luajtur vetëm 51 ndeshje në kampionat, i ndalur vazhdimisht nga problemet fizike që me sa duket e kanë bindur të varë këpucët në gozhdë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"