Pavloviç pranë firmës, Milani në “malore” për… mesfushorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2024 | 11:20

Pavloviç pranë firmës, Milani në “malore” për… mesfushorët

Siç konfirmon “Corriere dello Sport”, dje ka pasur kontakte të reja mes Milanit dhe Salcburgut për Strahinja Pavloviçin. Diskutimet pozitive mes dy klubeve e kanë afruar më tej qendërmbrojtësin serb me kuqezinjtë. Tashmë ka një marrëveshje me lojtarin me vlerë pak më pak se 2 milionë euro për 5 vitet e ardhshme.

pavlovic

Një testament i hekurt nga futbollisti serb, i cili ka refuzuar edhe ofertën joshëse nga Atletiko e Madridit. Tashmë ka pak distance mes kërkesës 25 milionëshe dhe ofertës 20, duke marrë parasysh edhe komisionet 3-4 milionë. Ndjesia është se gjithçka do të mbyllet pozitivisht, sidomos që tashmë Salburgu ka afruar edhe një mbrojtës të ri.

MESFUSHA – Një situatë shumë e ngjashme, por shumë më larg përfundimit pozitiv për Milanin është ajo që ka të bëjë me Jusuf Fofana. Gjithashtu në këtë rast lojtari tashmë ka pranuar ofertën e kuqezinjve dhe është gati të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me vlerë 3 milionë në vit. Ajo që mungon është miratimi i Monakos, i cili nuk e lëshon pa marrë 35 milionë euro.

Vlera e francezit nuk vihet në diskutim, por është e vështirë për “Djallin” që të shpenzojnë aq shumë për një lojtar me skadencë kontrate në vitin 2025. Kjo është arsyeja pse ata nuk po dorëzohen dhe po llogarisin që të mund të ulin kërkesat monegaske, duke shfrytëzuar vullnetin e Fofanës. Pista alternative janë Rios dhe Amrabat, teksa edhe Samaraxhiç shihet si një përforcim mesfushë, edhe pse jo me të njëjtat karakteristika të treshes së sipërpërmendur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"