Pedri hedh “dorashkën”: Rydiger nuk na tremb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 12:07

Pedri hedh “dorashkën”: Rydiger nuk na tremb

Antonio Rydiger ka marrë famën e një mbrojtësi të pakalueshëm dhe të egër. Përvoja e tij te Çelsi dhe tani te Reali i Madridit janë një vërtetim i ashpërsisë së tij, kuptohet në pjesën më të madhe të ndeshjeve brenda limiteve, por me raste edhe duke përdorur gjuhën e ashpër.

pedri-spain-scaled-e1669333082550

Sonte në mbrëmje me Gjermaninë, ai do të provojë të ndalojë Spanjën në një takim ku luhet një vend në gjysmëfinalet e Europianit. Por mesfushori i kombëtares spanjolle, Pedri Gonzalez duket se nuk i druhet Rydigerit, duke e sfiduar gjermanin. “Ai (Rydiger) është një qendërmbrojtës i fuqishëm dhe shumë i mirë, por ne nuk keni frikë prej tij. Ndonjëherë sjellja e tij në fushë më shqetëson, por vetëm kaq”, deklaroi Pedri. Mesfushori i Spanjës ka komentuar dhe fjalët e Jens Lehman dhe nënvlerësimit që ish-portieri i Gjermanisë i bëri Spanjës. “Nuk besoj se ia vlen të shpenzosh kohën duke u marrë me deklaratat e të tjerëve. Secili që i sheh gjërat nga jashtë është i lirë të komentojë sipas ideve të tij.

Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në fushë dhe në fund të shohim se kush do të festojë. Mos harroni se Barcelona i kishte të gjithë lojtarët e vegjël por fitoi gjithçka në futboll”, shtoi mesfushori i Barcelonës. Duke folur për ndeshjen, Pedri ka vlerësuar jo pak kombëtaren gjermane, teksa një nga rivalët e tij në fushë do të jetë dhe shoku i ekipit te Barcelona, Ilkaj Gyndoan. “Gyndoan është një lojtar i shkëlqyer, sikurse Kros dhe të tjerë lojtarë të Gjermanisë. Ne e dimë se çfarë sfide na pret, por jemi plotësisht gati. Kemi ardhur këtu me objektiva të qartë dhe duam t’i shkojmë deri në fund. Shpresojmë që kjo të jetë ndeshja e fundit në karrierën e Toni Krosit”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"