Peposhi dhe Ademi përshëndeten me Erzenin, Xhika prezantohet tek Iliria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 19:15

Peposhi dhe Ademi përshëndeten me Erzenin, Xhika prezantohet tek Iliria

Erzeni po shkon drejt shpërbërjes totale si ekip pa zbritjes nga elita e futbollit shqiptar. Vazhdon “eksodi” tek Erzeni, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë. Ardit Peposhi nuk do të jetë më një futbollist i skuadrës shijakase. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari me një postim në rrjete sociale.

ardit peposhi

30-vjeçari u afrua te shijakasit 2 sezone më parë ku u kthye në lider të ekipit. Mbrojtësi i majtë mbajti edhe shiritin e kapitenit në sezonin e fundit. Pas Peposhit ka qenë radha e ish-portierit të Partizanit, Dashamir Xhika që të shpallë “divorcin” me shijakasit. Por 35-vjeçari menjëherë ka gjetur ekip të ri dhe portieri Xhika në sezonin e ri do të jetë pjesë e Ilirisë në Kategorinë e Dytë. Madje klubi nga Fushë-Kruja e ka bërë zyrtare afrimin e portierit Xhika.

download

Dje ka qenë radha e Auron Ademit që t’i japë fund bashkëpunimit me Erzenin pas një periudhe 6-mujore. Të gjithë të larguarit i kanë uruar Erzenit rikthim sa më të shpejtë në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"