“Për të qarë dhe për të qeshur”, ish-sekretari i FSHF-së çuditet me hetimin për Tirana-Bylis: Ngjarje shumë e qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 23:55

“Për të qarë dhe për të qeshur”, ish-sekretari i FSHF-së çuditet me hetimin për Tirana-Bylis: Ngjarje shumë e qartë

Ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Tirana-Bylis në Rrogozhinë kanë bërë bujë, për faktin se ishte një ndeshje nga e cila mund të vendoset gara në Superiore, por edhe mund të ketë një dënim shembullor për bardheblutë, duke parë precedentët e ndodhive të ngjashme. FSHF ka vendosur të hapë hetim më vete për dënimin e Tiranës si klub, teksa ka ndaluar fillimisht disa futbollistë dhe drejtues të bardhebluve.

EDUARD DERVISHAJ

Ky lajm duket se ka lënë të çuditur ish-sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Dervishaj, i cili me një koment në rrjetet sociale ka ironizuar me këtë vendim të institucionit që drejton futbollin në vendin tonë. Me reagimin e tij, duket qartësisht se e sheh si të pakuptimtë një hetim të hapur për sa kohë që ka dënime për lojtarët dhe zyrtarët e klubit bardheblu.

“Është për të qarë dhe për të qeshur…

Po lexoj në FB që FSHF ka hapur hetim…

Më një ngjarje shumë të qartë dhe mbasi ka dënuar disa futbollistë dhe ndonjë drejtues do fillojë hetimin…”, shkruante Dervishaj në komentin e tij në rrjetet sociale.

349560732_958626715266765_6945437273427516229_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"