Përballja Deshamp-Tedesko, sfidohen më i pasuri dhe më i varfri në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 13:10

Përballja Deshamp-Tedesko, sfidohen më i pasuri dhe më i varfri në Europian

Domeniko Tedesko është trajner i Belgjikës, që nga shkurti i vitit 2023. Që nga marrja e detyrës, trajneri italo-gjerman ka pasur një rekord më shumë se të nderuar.gfdh11 fitore, 5 barazime dhe një humbje. Mes trajnerëve të pranishëm në startin e “Euro”-s, ai i Belgjikës është trajneri i 8-të më i paguar, sipas shifrave të raportuara nga “Finance football”. Ai merr 1.5 milionë euro në vit, por është mjaft “larg” nga majat evropiane.

Didie Deshamp, homologu i tij francez, merr 3.8 milionë euro në vit. Francezi është pas Garet Sauthgejtit, i cili merr 5.8 milionë euro në krye të Anglisë.

Julian Nagelsmann paguhet 4.8 milionë euro për të menaxhuar Gjermaninë dhe Roberto Martinez, i cili merr 4 milionë euro në stolin e Portugalisë. Vini re se Vili Sanjol, trajneri i Gjeorgjisë, është më i “varfri” me një pagë prej 200 mijë eurosh në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"