Përballja me Partizanin, Erzeni luan ndeshjen përshëndetëse me Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2024 | 13:29

Përballja me Partizanin, Erzeni luan ndeshjen përshëndetëse me Superioren

Ndeshja e fundit në kampionat për Erzenin do të jetë transferta kundër ekipit të Partizanit, në stadiumin “Arena e Demave”, sot në orën 16:00. Në këtë sezon dy skuadrat janë përballur tri herë, ku shijakasit kanë marrë një fitore dhe dy humbje.

erzeni kukesi

Ata kanë pasur vërtet një sezon të vështirë, pasi nuk kanë arritur të mbijetojnë në garën për të qëndruar në kategorinë aktuale. Kjo përplasje e fundit mes tyre do të jetë një sfidë më vete për lojtarët që të japin një performancë të mirë për tifozët e tyre, të cilët besuan dhe mbajtën shpresa deri në fund.

Gjithashtu, mund të cilësohet dhe si një test i rëndësishëm për Erzenin dhe për trajnerin Deliallisi, për të parë se ku gjenden e se çfarë planesh duhet të hartojnë për të Parën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"