Përballja në Champions ndaj Interit, Slavia kërcënon zikaltrit me ish-sulmuesin e Skënderbeut
Gara në Ligën e Kampioneve për Interin nis, në teori, në mënyrën më të lehtë të mundshme, në “San Siro” kundër skuadrës më pak “të pajisur” të Grupit F: Slavia Praga, pavarësisht se paraqitjet e fundit sugjerojnë se çekët do të jenë një kundërshtar më pak i butë nga se mendohet.
Që kur i ka stërvitur Jindrih Trpisovski, në fakt, bardhekuqtë janë afirmuar si skuadra më e mirë e Republikës Çeke. Janë një skuadër në formë dhe me baza solide (aktualisht kryesojnë kampionatin me 7 fitore dhe 2 barazime në 9 ndeshje, 5 pikë mbi Viktoria Plzenin).
Lojtari kyç i skuadrës konsiderohet Nikolae Stançiu. Mund të mbulojë të tria pozicionet e sulmit, por zakonisht aktivizohet si fantazist. Kur sulmon, Slavia është një skuadër ambicioze, që nuk ka probleme të avancojë të dy mbrojtësit e krahut. Golashënuesit më të mirë janë dy mesfushorë: Souçek ishte goleadori i kampionatit të kaluar, me 18 realizime.
Këtë vit është Husbauer (5). Titullar në përballjen e sotme pritet të jetë ish-futbollisti i Skënderbeut, Piter Olainka, i cili aktivizohet prej disa sezonesh te skuadra çeke, teksa gradualisht është shndërruar në një lider.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"