Përballjet mes Anglisë dhe Zvicrës, “tre luanët” kanë fituar 5 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 19:15

Përballjet mes Anglisë dhe Zvicrës, “tre luanët” kanë fituar 5 ndeshjet e fundit

Anglia është përballur me Zvicrën 27 herë gjithsej në histori, duke fituar 19 ndeshje, barazuar pesë dhe ka humbur vetëm tri.

gfdh
“Tre luanët” i kanë fituar pesë takimet e fundit midis dy skuadrave dhe nuk e kanë ndier shijen e humbjes kundër tyre, që nga një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në maj 1981. Zvicra fitoi me rezultatin 2-1.

Zvicra dhe Anglia janë takuar 13 herë prej atëherë. Anglia ka fituar dhjetë prej ndeshjeve dhe tri të tjera kanë përfunduar me barazim. Përballja e fundit ndërmjet Zvicrës dhe Anglisë ishte në vitin 2022. Anglia fitoi në miqësore me rezultatin 2:1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"