Përfitimet financiare, ja shuma e majme që pritet të arkëtojë Tirana në rast kualifikimi ndaj Torpedo Kutaisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 22:30

Përfitimet financiare, ja shuma e majme që pritet të arkëtojë Tirana në rast kualifikimi ndaj Torpedo Kutaisit

Një tjetër aspekt i rëndësishëm për Tiranën është edhe ajo e përfitimeve financiare. Normalisht që drejtuesit bëjnë llogaritë edhe për një kalim të mundshëm në turin e dytë të Ligës së Konferencës që mund të sjellë të tjera të ardhura në arkat e klubit.

TIRANA FESTA

Nëse Tirana do të arrijë të kalojë Torpedon dhe do të eliminohet në turin e dytë, do të ketë të siguruara 700 mijë euro, ndërsa nëse ekipi i Bledi Shkëmbit nuk do të arrijë që të eliminojë Torpedo Kutaisin, klubi do të përfitojë vetëm 325 mijë euro nga UEFA.

Ky është një aspekt tepër i rëndësishëm, i cili ndikon edhe në buxhetin e klubit, por edhe për shpenzimet që bardheblutë do të kenë në sezonin e ardhshëm në Superiore, përfshi këtu edhe merkaton e lojtarëve. Nëse Tirana do të arrinte kalimin në grupet e Ligës së Konferencës do të arkëtonte 4 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"