Përgatitësi atletik i Realit, Pintus ka një plan special për të “ringjallur” Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 13:59

Përgatitësi atletik i Realit, Pintus ka një plan special për të “ringjallur” Mbapenë

Kilië Mbape është një realitet i prekshëm në Madrid. Sulmuesi francez ka firmosur me “Los blancos” në fillim të javës dhe do të jetë pjesë e kampionëve të Spanjës deri në vitin 2029.

mbape

Por Mbape nuk ka nisur nga stërvitja. I angazhuar me Francën në “Euro 2024”, ku shkoi deri në gjysmëfinale, Mbape ka marrë pushimet për t’u kthyer në ditët e para të gushtit në ekip. Te Reali nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe përgatitësi atletik i Madridit, Antonio Pintus ka një plan të qartë me Mbapenë. Trajneri fizik i Realit është në kontakt të përhershëm me lojtarin francez. Duke shijuar një pushim të merituar, Mbape nuk është aspak i shkëputur nga përgatitja fizike.

Dhe për ta bërë këtë, Pintus dhe Mbape kontaktojnë me një telefonatë video. Dhe kjo ndodh, sepse francezit sikurse pjesës tjetër të lojtarëve u duhet një përgatitje e rëndësishme për sezonin kërkues që ka Madridi vitin e ardhshëm. Do të jenë shtatë tituj në lojë dhe një kalendar që do të ofrojë fare pak kohë për ndonjë pushim. Dhe vendimet e para, të dakordësuara mes lojtarit dhe klubit, ishin që Mbape të mos bënte një ndërhyrje në hundë dhe të mos shkonte në turneun e Madridit në SHBA.

Në bisedat që kanë bërë, Antonio Pintus i ka kërkuar lojtarit që të mos e teprojë me punën fizike, se do të ketë një parasezon të plotë në të cilin ai si një figurë kyçe absolute në këtë aspekt do ta vendosë në formë perfekte. Mbape do t’i bashkohet stërvitjes më 6 ose 7 gusht dhe do ta bëjë këtë pa bërë ndërhyrje në hundë. Objektivi i Mbapesë është të mbërrijë në formë për takimin e 14 gushtit në Superkupën e Europës kundër Atalantës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"