Përgatitjet, stërvitja nis me 4 afrime dhe disa të rinj në provë te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 17:16

Përgatitjet, stërvitja nis me 4 afrime dhe disa të rinj në provë te Dinamo

Pas më shumë se një muaji pushim, Dinamo nisi dje përgatitjet e sezonit të ri.

dinamo2-632x450-1

Në kompleksin e Arbanës blutë zhvilluan një seancëtë lehtë në orën 18:00, ku të pranishëm ishin të gjithë lojtarët që kanë qëndruar nga sezoni i kaluar, 4 afrimet e deritanishme Dita, Teqja, Mandela dhe Qardaku, si dhe disa të rinj, të cilët do të testohen nga trajneri Dritan Mehmeti dhe stafi i tij. Në fushën e stërvitjes ishin më shumë se 20 lojtarë.

I pranishëm në selinë bluishte edhe presidenti Adrian Bardhi dhe të gjithë drejtuesit e klubit kryeqytetas. Gradualisht lojtarët do të fillojnë të marrin ngarkesat, ndërkohë që grupi do të plotësohet me lojtarë të tjerë që pritet të bashkohen me Dinamon gjatë ditëve në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"