Përmbys Kukësi, një shkodran fundos Vllazninë
Kukësi po kalon një moment mjaft të mirë dhe këtë e ka konfirmuar edhe sot në ndeshjen e javës së 24-t të Kategorisë Superiore.Ekipi i drejtuar nga Klodian Duro ka mposhtur në transfertë Vllazninë me rezultatin 1-2 duke e fundosur këtë të fundit akoma më shumë në fundin e tabelës së renditjes .
Pjesa e parë ka qenë me raste dhe mjaft e luftuar, ku janë shënuar edhe 2 gola. Në minutën e 9-të ka qenë Endri Vrapi që ka kaluar Vllazninë në avantazh.
Mbrojtësi i shkodranëve ka realizuar një gol fantastik nga një goditje dënimi. megjithatë, Kukësi nuk pajtohet me rezultatin dhe hidhet i tëri në sulm për të barazuar rezultati në minutën e 37′ me të zakonshmin Izair Emini i cili barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë Kukësi shfaqet akoma më kërkues. verilindorër krijojnë raste pafund dhe shpërblehen në minutën e 70′ të sfidës është Edon Hasani që do të ndëshkojë ekipin e qytetit të tij për t’i dhënë avantazhin Kukësit.
Mbyllet gjithçka 1-2 dhe Kukësi merr një fitore të çmuar në transfertë që e mban në luftë për vendin e tretë, ndërkohë Vllaznia mbetet e parafundit dhe në situatë kritike.
Vllaznia – Kukësi 1-2
Golat: Vrapi 10′, / Emini 35′, Hasani 70′
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Vrapi, Cicmil, Marku, Bardulla, Sefa, Tafili, Shtubina, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Koci, Hallaçi, Shameti, Lladrovci, Mici, Karioka, Hasani, Musolli, Flores, Dvornekoviç, Emini Trajner: Klodian Duro