Pezullimi për shkak të dopingut, Pogba: Më mungon futbolli, por pres vendimin e KAS-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 10:08

Pezullimi për shkak të dopingut, Pogba: Më mungon futbolli, por pres vendimin e KAS-it

Pol Pogba nuk dorëzohet dhe pavarësisht pezullimit të gjatë, ai shpreson të mund të luajë sërish futboll në të ardhmen.pogbaMesfushori francez, ende zyrtarisht nën kontratë me Juventusin, foli për “Forbes” në kuadër të një eventi me qëllime tregtare, teksa shpresa e tij, siç u përmend, është të fitojë apelin e paraqitur në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit. Deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres çfarë do të ndodhë. Është e vështirë dhe këtë e them shumë sinqerisht. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për një kohë shumë të gjatë e megjithatë, unë kam familjen time, besimin im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështesin. Duke si diçka normale, por në fakt e gjithë kjo ngrohtësi i bën gjërat më të lehta për mua,” siguron Pogba.

Mesfushori u pezullua si masë paraprake në shtator 2023 pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu në fund të ndeshjes Udineze-Juventus. Që atëherë, ai nuk ka mundur kurrë të luajë apo të stërvitet me shokët e tij. Më 29 shkurt 2024 mbërriti vendimi i skualifikimit 4-vjeçar i dhënë nga Gjykata Kombëtare Antidoping. Por kur do të shqyrtohet apeli i Pogbasë në KAS, në Lozanë?

Vendimi nuk pritet së shpejti, madje mund të jepet në fund të vitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"