PIKANTE/ “Shi” bidonësh lojtarëve dhe Ze Marias, në fushë luhet me tre topa. Oduamadi shkon në… spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 21:32

PIKANTE/ “Shi” bidonësh lojtarëve dhe Ze Marias, në fushë luhet me tre topa. Oduamadi shkon në… spital

Junus Sentamu, Sedat Berisha, Klisman Cake dhe Andri Stafa kanë qenë këtë radhë në tribunë. Edhe Erjon Hoxhallari nuk ka qenë titullar në ndeshjen e djeshme, duke humbur vendin e tij në 11-she, të palëkundur prej vitesh.

Myrto Uzuni lojtari më i ri i kombëtares ishte i pranishëm në stadium dhe pa takimin mes Tiranës dhe Laçit.

43328132_2146279522294825_7564981062451855360_n

Tifozët e organizuar të Tiranës kanë ardhur vetëm pesë minuta para fillimit të takimit, duke shpalosur parullën “Largohu”. Numri i tifozëve ka qenë shumë i ulët dhe nuk i kalonte të 1000 vetat.

Gjyqtari i takimit, Eldorado Hamiti, ndëshkon me karton të verdhë që në minutën e dytë Fangajn pas presionit të lojtarëve të Tiranës për një faull në dëm të Grecës.

Festë në fushë dhe dhomat e zhveshjes, pas fitores së laçianëve. Madje, me hyrjen e presidentit Pashk Laska të ulëriturat e gëzimit kanë qenë në maksimum.

Namdi Oduamadi la fushën e lojës vetëm pak minuta para se të mbyllet takimi. Është larguar nga stadiumi me barelë dhe më pas është çuar në spital për ekzaminime të mëtejshme. Dyshohet për ndonjë ndrydhje ose brinjë të thyer, gjithsesi lojtarit do t’i bëhet një grafi dhe rezonancë magnetike për të parë dëmtimin.

Shi bidonësh plastikë të mbushur me ujë u lëshuan dje në “Selman Stërmasi”. Disa qëllonin Ze Marian, të tjerë lojtarët në fushë. Shkurt, bidona dje kishte ngado.

Aq rrëmujë po e kërkonte dje Tirana barazimin, saqë në një moment të caktuar në lojë aktive kishte tre topa në fushë dhe askush nuk e vuri re, derisa vetë lojtarët larguan sferat nga fusha e lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"