Pikantet e Iberia-Partizani/ Nerva dhe zënka, gjeorgjianët kapen edhe me… njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 22:44

Pikantet e Iberia-Partizani/ Nerva dhe zënka, gjeorgjianët kapen edhe me… njëri-tjetrin

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes mes Iberias dhe Partizanit, e përfunduar me shifrat 2-0 në favor të vendësve. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2024-07-25 18-02-25-180

* Pavarësisht se luante në qytetin e vet, tifozët dukej sikur e kishin braktisur Saburtalon, pasi numri i tyre ishte i ulët. Kujtojmë që bileta kushtonte vetëm 1.7 euro. Në stadium ishin afro 1 mijë të pranishëm. Herë pas herë prej qetësisë në impiant dëgjoheshin edhe udhëzimet nga stoli për lojtarët. Ana pozitive ishte fakti që në impiant kishte shumë vajza, gra dhe fëmijë.

* Hadroj dhe Mamageishvili kanë duele pafund në krah. Pukjani thuajse kontrollon gjithçka në mbrojtje dhe sulm në minutat e para, çka e tensionon kundërshtarin, i cili bën një ndërhyrje tejet të dhunshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

* Maget dhe Nonikashvili lëshojnë “xixa”. Numri 5 i gjeorgjianëve i shkakton një faull, me senegalezin, që i kthehet dhe i jep një të shtyrë, e cila i kushton kartonin e verdhë tërësisht të panevojshëm. Pak çaste më pas edhe Rrapaj shfaq tension dhe përplaset me Tabatadzen. Shenja gjaknxehtësie, që shkojnë në dëm të kuqve në çdo rast. Këtë tension duket sikur e paguajnë me rezultatin final të sfidës.

* Zguro, përveç përpjekjeve në lojë, luan edhe me psikologjinë e kundërshtarit. Në fund të pjesës së parë i shkon pranë Nonikashvilit dhe i thotë disa fjalë me doza ndoshta kërcënuese.

bandicam 2024-07-25 18-51-36-085

* Ndryshe nga çfarë ndodhi në Maltë, në këtë transfertë tifozë tnuk e kanë ndjekur dot Partizanin. Megjithatë, në një moment kamera inkuadroi një djalë dhe një vajzë shqiptare, të cilët para tyre kishin vendosur një flamur kombëtar.

* Në të 69-ën Nonikashvili shkakton një faull tejet të rrezikshëm ndaj Mehmetit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Jinjolava shkon ta qortojë dheNonikashvili i jep një të shtyrë shokut të tij. Të dy debatojnë në distancë me njëri-tjetrin për disa çaste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"