Pikantet e Torpedo-Tirana/ Mbi 8 mijë tifozë, Solerit i griset fanella

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 13:02

Pikantet e Torpedo-Tirana/ Mbi 8 mijë tifozë, Solerit i griset fanella

Sfida mes Torpedos dhe Tiranës kishte edhe disa momente pikante. Për herë të parë, Florian Përgjoni luan si kapiten i Tiranës në një ndeshje të kompeticioneve europiane. Mbrojtësi ishte në fushë për 90 minuta.

tirana

* Mbi 8000 tifozë të pranishëm ishin në stadiumin ku luhej takimi. Ndërkohë binte në sy edhe prania e 7 tifozëve bardheblu të cilët kishin udhëtuar aq larg për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

* Ian Soler, spanjolli që luan për Tiranën pati një problem me fanellën, pasi iu gris nga kundërshtari. Në pjesën e dytë, mesfushori iu drejtua stolit me shenjë për një fanellë tjetër, ndërsa për një moment doli dhe e ndërroi shpejt e shpejt një fanellë të re dhe u rikthye në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"