Pikantet| Tirana-Egnatia/ Inspektorët e UEFA-s të pranishëm në stadium, ylli i bardhebluve merr goditje në… brinjë
-Ndeshje pa shumë histori ajo e djeshmja në “Air Albania”. Të pranishëm ishin afërsisht 1200 tifozë, pak në krahasim me takimet e fundit. Gjithsesi, “Fanatics” mungojnë për problemet me listat e policisë.
-Dy presidentët ishin pranë njëri-tjetrit, ndërsa në stadium ishte i pranishëm edhe trajneri i njohur Gentian Mezani.
-Erjon Hoxhallari kalon dëmtimin. Mbrojtësi ishte dje në stol gjatë sfidës me Egnatian.
-Inspektorët e UEFA-s ishin në stadium për të ndjekur takimin e djeshëm. Ata panë nga afër si ndeshjen, por edhe funksionimin e stadiumit “Air Albania”.
-Zekirija Ramadanin nuk e mban vendi. Gjatë gjithë ndeshjes ai vetëm ulëret në pankinë. Madje, për çdo gabim ka kritika për të gjithë. E kundërta me Shehin, që vazhdon me qetësinë olimpike.
-Presidenti Agim Demrozi, në momentin që Imeri ndëshkohet me karton të kuq, çohet nga vendi dhe shkon te vendi i transmetimit dhe kontrollon për kartonin e kuq. Pasi konfirmon sjelljen e lojtarit të tij, zbret menjëherë në dhomat e zhveshjeve.
-Redon Xhixha ndihmon Marsel Ismajlgecin. Lojtari ka një goditje në brinjë dhe Xhixha, shoku i “Gecit”, e ndihmon me çantën deri te autobusi, pasi mbrojtësi mezi ulet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"