Plani i Nagelsmanit, të “burgosë” Jamalindhe Niko Uilliamsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 19:31

Plani i Nagelsmanit, të “burgosë” Jamalindhe Niko Uilliamsin

Raportimet e fundit nga mediumi i “TZ” pranë kombëtares kanë zbuluar se cili është plani i trajnerit Julian Nagelsman për të mposhtur Spanjën, takimi i vlefshëm për fazën çerekfinale, i cili do luhet ditën e premte në stadiumin e Shtutgarit, duke nisur prej orës 18:00.

nagelsman

PORTA – Nuk ka asnjë arsye përse trajneri 36-vjeçar të ndryshojë Manuel Nojerin nga pozita e titullarit. Kundër Danimarkës, pa kaluar ende në avantazh, kapiteni i Bajernit realizoi ndërhyje vendimtare.

MBROJTA – Theksohet nga mediumi i mësipërm se Nagelsman i ka marrë veçmas David Raum dhe Joshua Kimish. Ata do të kenë detyrën të mbulojnë Lamin Jamal dhe Niko Uillimas, dy lojtarët më të rrezikshëm nga kampi i Spanjës. Madje Julian i ka lënë për disa çaste të shikojnë me imtësi në një projektor manovrat që ndërmarrin dy anësorët e iberikase gjatë futjes në zonë, sikurse duelet një për një. Kjo skenë na bën të kuptojmë se Raum e ka fituar garën me Maksimilian Milteshtad për detyrën e mbrojtësit të majtë. Lojtari me tipare defensive në pronësi të Lajpcig ka kontribuar me 2 asiste, ndonëse është hedhur në fushë vetëm në një rast si titullar, komponent bindës. Qendra e prapavijës do t’i takojë Rydiger-Tah, ku i fundit i rikthyer prej pezullimit.

MESFUSHA – Andrish dhe Kros do jenë në qendër të mesfushës. Çdo top kalon nga këmbët e Toni Kros, ndërsa Andrish përpiqet të luajë kartën e “stabilizatorit”.

SULMI – Priten të njëjtat emra sikurse me Danimarkës edhe kundrejt Spanjës. Kai Haverc i vetëm në majë të sulmit, kurse tredhëmbëshi me detyra asistuesi dhe goditëse është Sane-Gyndoan-Musiala. Virc e ka humbur besimin e trajnerit. Shpejtësia e Leroi mund të rrisë presionin, po ashtu krijimin e koordinatave të lira për shokët e ekipit. Gyndoan ka dëshmuar formë të shkëlqyer.

MUNGESA – Të martën, pas një dite pushimi dhe vizitave në familje, kombëtarja gjermane filloi përgatitjet për çerekfinalen kundër Spanjës të premten në Shtutgart. Për momentin mesfushori Emre Can nuk i është bashkuar grupit. Ndërsa Julian Nagelsman punonte me skuadrën e tij në terrenin stërvitor të Herzogenaurash, 30-vjeçari nga Dortmundi përfundoi vetëm një seancë individuale në tendën e fitnesit ngjitur. Arsyeja? Shqetësim i lehtë muskulor. Sipas Federatës Gjermane të Futbollit, pushimi në stërvitje është thjesht një masë parandaluese.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"