PLANI I SILVINJOS/ Nga rikthimi i Uzunit dhe Bares, te dy emra të rinj në listë në shtator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 22:03

PLANI I SILVINJOS/ Nga rikthimi i Uzunit dhe Bares, te dy emra të rinj në listë në shtator

Silvinjo do të rikthehet në punë në fillim të shtatori, aty ku do të nisin përgatitjet për Ligën e Kombeve, por tashmë me ide të qarta dhe një skuadër e cila është me më shumë eksperiencë.

silvinjo

Përballja me ekipe të nivelit si Italia, Kroacia apo Spanja (Kampione e Europës) duhet të ketë efektin e saj dhe në shtator të gjithë presin një Shqipëri edhe më të fortë, më të matur dhe një skuadër solide e cila nuk mund të kalohet lehtë dhe duhet të tentojë edhe më shumë. Sa i përket futbollistëve të angazhuar, vetëm Sokol Cikalleshi ka njoftuar tërheqjen nga ekipi kombëtar, pasi u la jashtë listës së Europianit, ndërkohë edhe për Amir Abrashin diçka e tillë nuk është e largët.

Gazeta mëson se dy lojtarë të rinj mund të veshin fanellën kuqezi dhe pritet që të marrin një ftesë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Aktualisht emrat nuk janë bërë të ditur. Nga ana tjetër në mesfushë Silvinjo ka fituar një lojtar me perspektivë për të ardhmen, i cili është Medon Berisha. Ai debutim në miqësore dhe disa minuta me Spanjën në Europian, janë një shenjë nga trajneri që Berisha do të rrisë konkurrencën në mesfushë.

Ndërkaq, braziliani duhet të përballet edhe me Myrto Uzunin (29-vjeç) dhe Keidi Baren (26-vjeç), dy lojtarët të cilët nuk u përfshinë në listën e Europianit, por kanë ende për të dhënë në ekipin kombëtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"