Postuar: Maj 10, 2023 | 0:06
Plasin polemikat pas ndeshjes/ Goli i Sitit duhej anuluar (VIDEO)
Kanë plasur polemikat pas përfundimit të duelit të aktit të parë gjysmëfinal mes Realit dhe Sitit që u mbyll në barazim 1-1. Shkak i gjithë polemikave është bërë goli i barazimit të anglezëve.
Në momentin kur skuadra e Guardiolës gjeti rrugën e rrjetës me De Bryjn, gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës. Sistemi i teknologjisë, VAR nuk reagoi fare në këtë moment, teksa beIN Sports ka publikuar pamjet e tyre dhe shihet se topi kishte kaluar vijën dhe goli sipas pamjeve të beIN duhej anuluar.
I çuditshëm ishte fakti se ky moment nuk u përsërit nga regjia qendrore e transferimit të ndeshjes. Për më tepër shikoni videon:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"